Babytol Dha Omega
Përshkrimi i Produktit
DHA, një nga 3 acidet yndyrore Omega-3, ka rëndësinë më të madhe për sa i përket zhvillimit të trurit dhe zhvillimit të shikimit tek fëmija juaj. Është përbërësi strukturor më i rëndësishëm i trurit dhe retinës.
Acidet Yndyrore DHA Omega-3, kanë rol në:
Zhvillimin e sistemit nervor tek fëmija
Zhvillimin e trurit dhe funksioneve konjitive
Zhvillimin e funksioneve psikomotore
Zhvillimin normal të të parit në gjithë kompleksitetin e tij (nga retina deri në interpretimin në tru të pamjeve)
Pas 6 muajve të parë të jetës, qumështi i gjirit i vetëm nuk mund të plotësoje nevojat energjitike dhe nutricionale të organizmit. Gjithashtu nuk përmbush nevojat për acidet yndyrore Omega-3 (DHA). Për këtë arsye është e nevojshme të përdoret një suplement me përmbajtje të omega-3 në dietën e fëmijës.